Gjyste Vulaj ndan momente intime nga shtrati bashkëshortor

Jun 10, 2015 | 14:07
SHPËRNDAJE


Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, duket se nuk e ka aspak problem që të shkëmbejë momente intime me fansat e saj teksa qëndron në shtrat me bashkëshortin e saj, Sokolin. Femra e skenës, e cila nuk di të ndalet, njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, duket aq në formë, saqë e kanë lakmi shumë femra të tjera për faktin se duan të duken si ajo dhe të kenë suksesin e Gjystes. Axhenda e saj është tejet e ngarkuar, mjafton t’i hidhet një sy profilit të saj në facebook dhe do të shohim të gjitha datat e rezervuara. Madje, për këngëtaren Vulaj nuk ka aspak sezon pushimi, sepse që nga pranvera e deri në dimër gjithmonë është e angazhuar. Së fundi ajo ka qenë prezente në një event që është organizuar në Shqipëri, nga ku ka dalë fituese e çmimit të internetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura