Gjysmë-vëllai i Michael Schumacher ‘në listën e pasagjerëve’ të avionit, ja si shpëtoi

Mar 28, 2015 | 22:28
SHPËRNDAJE

Sebastian Stahl, një ish-pilot i garave A1GP, ishte në Barcelonë duke xhiruar një reklamë për markën e makinave ‘Seat’, para rrëzimit horror të avionit me 150 njerëz në bord në Alpet franceze.

Sebastian Stahl (majtas) dhe Michael Schumacher (djathtas)

Për shkak të shiut të madh në qytetin spanjoll, ekuipazhi e vonoi nisjen e tyre me pothuajse 24 orë, që do të thotë se 36-vjeçari do të kishte të ngjarë të kishte fluturuar me avionin fatkeq A320 Airbus.

Për fatin e mirë për Seb, ekipi mori një vendim të minutës së fundit, duke bërë që Seb mos t’i hipte avionit që u rrëzua.

Por, me emrin e tij të raportuar në listën e udhëtarëve të fluturimit tragjik 4U9525, Seb zbuloi se shumë nga shokët dhe familjarët e tij besonin se kishte vdekur.

Duke folur për gjysmë-vëllanë e tij, legjendën e F1 Michael Schumacher, i cili ka qenë në koma për gjashtë muaj pas një aksidenti me ski në vitin 2013, Seb tha: “I dërgoj të gjithë forcën që kam, kështu që ai do të jetë mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura