Gjysmë ore në ndjekje të të riut, grabiti një makinë, por u aksidentua

Feb 12, 2016 | 15:40
SHPËRNDAJE

Vjedh një automjet, kapet në kohë rekord. Pas ndjekjes prej 30 minutash nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Vore dhe komisariati nr 6 është vënë në pranga 21-vjeçari Musa Xhauri, banues në Tiranë.

Pasi në Marikaj, kishte grabitur mjetin tip “Mercedes Benz” me targe “DR 6369 C” në pronësi të shtetasit K. D., 58 vjeç.

Ka qenë Shtetasi K. D., i cili njoftoi sallën operative të Policisë se në Marikaj i kanë marrë mjetin e tij.

12746049_1250377118309677_1050096999_nMenjëherë u ngritën pika kontrolli. Policia ka identifikuar vendndodhjen e mjetit se bashku me autorin e vjedhjes dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij.

Pas një ndjekje prej 30 minutash u bë e mundur ndalimi i mjetit së bashku me autorin, nga shërbimet e komisariatit të policisë nr 6 në pjesën e Mbikalimit të Kamzës.

Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar ndjekies së policisë ka qarkulluar me shpejtësi të madhe.

Për pasojë afër mbikalimit automjeti ka dalë nga rruga, por autori i vjedhjes nuk ka pësuar dëmtime dhe ka tentuar të largohet por është arrestuar nga policia.

12721841_1250377148309674_976231447_n 12713962_1250377171643005_1500831159_n 12746343_1250377188309670_560819457_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura