Gjyshja e Zamir Latifit: S’u vranë ata që duhej, por nipi im. Dëshmitari: Pashë 4 persona, 3 prej tyre qëlluan

Oct 13, 2017 | 21:59
SHPËRNDAJE

“S’u vranë ata që duhej, por u vra nipi im”. Gjyshja e Zamir Latifit, një prej viktimave të atentatit që ndodhi në Lushnjë, me lot në sy ka shprehur dhimbjen për ngjarjen e trishtë që tronditi familjen e tyre.

atentatiii

Sakaq, një dëshmitar okular nga vendi i ngjarjes ka treguar për ‘News24’ momente nga krimi në qendër të Lushnjës.

Sipas tij automjeti i agresorëve, brenda të cilit ndodheshin 4 persona erdhi nga qendra e qytetit.

Dëshmitari pohoi se 3 prej tyre, pasi zbritën nga makina hapën zjarr me kallashnikovë në drejtim të djemve, ku lëshuan 41 plumba, duke lënë të vdekur Zamir latifin dhe Jurgen Hoxhën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura