Gjyshi i vrau babanë dhe nëna ndodhet në burg, si humbi jetën në aksident 20-vjeçari. Ishte duke udhëtuar me…

Feb 3, 2023 | 8:47
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës dha detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Freskut, ku viktimë ka mbetur Enjo Saliaj, djali i Kudret Saliaj, i vrarë nga vjehrri i tij teksa po divorcohej me gruan.

tirane-policia-1-1024x576-770x43312

Viktima 20 vjeçar mësohet se po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin A.F.

I riu, i cili kishte mbetur pa baba dhe pa nëna e tij ndodhet në burg sepse akuzohet se në bashkëpunim me të atin e saj vranë Kudretin, ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura