Gjyqtarja e Kushtetueses në sitën e Vettingut, Altina Xhoxhaj përballë KPK-së

Apr 18, 2018 | 11:33
SHPËRNDAJE

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit do të shqyrtojë të hënën figurën e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj
Anetare e Gjykates Kushtetuese Altina Xhoxhaj

Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se seanca do të zhvillohet në orën 11 dhe në përbërje të trupës gjyqësore do të jenë Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa (Bungo).

Pak ditë më parë KPK-ja shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo duke e çuar në kolaps këtë gjykatë për shkak se kanë mbetur vetëm pesë anëtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura