Skeda e pasurisë/ Gjyqtarja e Apelit të Vlorës para Vettingut, jashtë qytetarët e denoncojnë

Jun 22, 2018 | 12:03
SHPËRNDAJE

Gjyqtarja Brikena Ukperaj (Lubonja) perballet sot me proven e Vettingut. Seanca ne ngarkim te saj, ka nisur kete paradite, ku Ukperaja perballet sot ne seance degjimore me Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

kpk

Relatorja Etleda Çiftja thote se nga raporti i ILDKP subjekti nuk ka probleme me pasurine dhe as konflikt interesi.

Sipas KPK, gjyqtarja ka nje apartament 54 metra katrore ne Selite blere 50 mije euro, 50 per qind ne pronesi te gjyqtares. Edhe mjeti tip Benz eshte i blere pergjysme me bashkeshortin.

Kishte mbi 10 denoncime ne KPK per gjyqtaren, por qe sipas trupes, nuk jane objekt i shqyrtimit te komisionit, pasi mund te zgjidhen ne shkalle te gjyqesorit. Gjyqtarja, thote se e priste qe te kishte denoncime, sidomos ne kohen qe ka nisur pune ne Apel dhe ka kerkuar rikonfirmim ne detyre.

Denoncimet jashte salles 

denoncues

Nferkohe qe KPK nuk i ka gjetur probleme gjyqtares, jashte salles se Vettingut ka pasur qytetare qe kane bere denoncime ne ngarkim te saj.

“Ne kemi ankimuar çështjen në Gjykatën e Lartë sipas kërkesave të ligjit dhe kemi adresuar konsumimin e publicitetit që i bëri kjo çështje edhe në organet e vettingut dhe të KLD për mos korrektësi të hapave procedurial të ligjit. Çështja Karaburuni është çështja me sensitive që ka pasur shteti shqiptar, me prona të falsifikuar janë regjistruar persona publikë me pasuri të cilat jua kanë marrë njerëzve që i zotërojnë prej vitesh këtë me tituj. Personat publik mund t’i verifikoni në të dhënat që kanë palët e paditura në atë proces, subjektet tregtare që fshehin emrat e personave publik dhe unë në mënyrë të ligjshme në këtë proces. Zonja Ukperaj mori një vendim që ishte haptazi kundër ligjit”-0 tha nje qytetare.

Nderkohe qe nje tjeter denonues tha se e ka kaluar jeten pa gjume per problemet me drejtesine. “Kemi që nga 1991 deri sot dhe mund të them pa frikë se 90% të jetës ne e kemi pa gjumë. Ky problem i kësaj prone mban dokumentat që të kohës së turkut dhe të freskuara në 1924 në kohën e Zogut”- tha ai, duke u ankuar se nuk ka gjetur zgjidhje nga Apeli i Vlore.

SKEDA E PASURISE 

Ajo e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2006 me mbarimin e Shkollës së Magjistraturës. Ajo ka ushtruar funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, në atë të Lushnjes dhe prej nëntorit 2016 është anëtare e Gjykatës së Apelit në Vlorë.

Brikena Ukperaj (Lubonja) është subjekti i 16 që përballet me procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka planifikuar seancën dëgjimore me të ditën e premte.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) nga viti 2006 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti.

Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Paralelisht me apartamentin, gjyqtarja e Apelit zotëron likujditete në bankë në vlerën e rreth 400 mijë lekëve si dhe pasuri të luajtshme në rreth 1 milion lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtares Brikena Ukperaj (Lubonja) për periudhën deklaruese kapin vlerën e 13.7 milionë lekëve, ku pjesa dërrmuese përbëhet nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 11 deklarata pasurie, të cilat rezultuan të gjitha pa probleme.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

 

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2006  

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009  

Deklarata e pasurisë për vitin 2010  

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013  

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

BIRN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura