Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi nuk kalon Vettingun, KPK: Shkarkohet nga detyra

Jul 30, 2018 | 9:36
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është shkarkuar nga  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,

Në seancën e mbajtur sot KPK deklaroi se Selimi nuk i përmbush kriteret e vlerësimit, prandaj do të shkarkohet nga detyra që ai mban.

KPK kishte rrëzuar më parë kërkesën e bërë para nisjes së seancës dëgjimore nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Selimi, për pezullim të saj, duke e lidhur kërkesën e tij me dosjen e publikuar nga media.

Pas seancës edhe avokati i Selimit me anë të një kërkese të drejtuar ONM-së dhe Komisionerit Publik kërkoi pezullimin e seancës ndaj gjyqtarit, por që nuk u mor parasysh nga KPK.

Selimi-2-800x450-1

***

Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.

Ai u bë një nga magjistratët e parë që arriti në Gjykatën e Lartë si gjyqtar karriere. Shkëlzen Selimi ka shqyrtuar një sërë çështjesh, edhe si gjyqtar rrethi, por edhe si gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Kujtojmë këtu se ai ka dënuar ish-kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, për heqjen e tabelave me mbishkrimet shqip në këtë bashki.

Ai u dënua me gjashtë muaj burgim dhe 3800 euro gjobë për këtë shkelje. Po kështu, gjyqtari Selimi ka mbajtur edhe një peshë të madhe të çështjeve penale që adresohen në Gjykatën e Lartë. Ai ka gjykuar “të fortët”, si Bandën e Lushnjës, Bandën e Cërrikut, “të fortin e Shijakut, Ilir Xhakjen, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm.

Selimi ka pasur edhe Dritan Dajtin, të akuzuar për vrasjen e katër policëve në Durrës, ka dhënë vendim për burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, si edhe ka gjykuar edhe Bandën e Durrësit. Gjyqtari Selimi ka gjykuar edhe çështje korrupsioni gjyqtarësh, siç është rasti i Majlinda Andreas, por edhe çështje sensitive si “21 Janari” dhe “Gërdeci”.

Përsa i përket pasurisë, Gjyqtari Selimi ka deklaruar se është pronar i një pike karburanti në ½ e pjesës takuese. Pjesën tjetër e ka bashkëshortja e tij. Kjo pikë karburanti është blerë nga një bankë e nivelit të dytë me një vlerë prej 125 mijë eurosh. Ai ka deklaruar edhe një kredi në vlerën 6 milionë lekë si edhe një automjet “Citroen” të blerë për 450 mijë lekë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura