Gjyqi/ Soni Malaj shkon në gjykatë me të fejuarin por Olti Curri nuk e merr mundimin

Jul 21, 2016 | 14:04
SHPËRNDAJE

Pak kohë më parë në rrjete sociale bëri bujë lajmi se moderatori dhe opinionisti Olti Curri do të përballej në gjykatë me këngëtaren Soni Malaj.

adfsaf

Soni e akuzonte Oltin për fyerje dhe paraditen e sotme është zhvilluar seanca e parë gjyqësore. Burime pranë gjykatës për Blitz.al konfirmojnë se seanca është shtyrë duke na dhënë edhe disa detaje rreth asaj që ndodhi ditën e sotme.

Këngëtarja ka zgjedhur të mbrohet vetë dhe është paraqitur në sallë vetëm në krah të fejuarit të saj, ndërsa Olti Curri nuk ishte prezent dhe është përfaqësuar nga avokati i tij. Sot u prezantua ankesa e paditëses, Soni Malaj dhe pritet seanca e dytë gjyqësore që do të jetë në shtator.

Kujtojmë se arsyeja që çoi opinionistin në përballje gjyqësore me këngëtaren ka qenë një status në Facebook bashkangjitur një fotoje ku komentonte pozicionin e dorës së Sonit./Blitz/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura