Gjyqi për shpifje, Doshi nuk tërhiqet: Të dënohet Braho e të më japë 1 lek

Jan 18, 2016 | 11:23
SHPËRNDAJE

Deputeti Tom Doshi nuk është tërhequr nga akuzat e tij për shpifje ndaj deputetit të LSI-së, Spartak Braho, teksa ditën e sotme u lexuan konkluzionet përfundimtare në Gjykatë për çështjen mes tyre.

Brahi-Doshi“Deputeti Spartak Braho të dënohet për shpifje dhe të më dëmshpërblejë me 1 lek”, ka thënë Tom Doshi ditën e sotme në Gjykatë për çështjen mes tyre.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Spartak Braho ka kërkuar nga Gjykata që çështja në ngarkim të tij të mbyllet dhe ai të shpallet i pafajshëm.

Tom Doshi ka ngritur padi ndaj Spartak Brahos për çështjen tjetër, atë të atentatit ndaj Doshit. Ky i fundit ishte thirrur të dëshmonte në Komisionin e Sigurisë për çështjen në fjalë vitin që shkoi por nuk u paraqit, duke dorëzuar një raport mjekësor.

Mirëpo, Braho pati deklaruar në atë kohë se raporti ishte i falsifikuar. Kjo bëri që deputeti i përjashtuar i PS-së, të ngrinte padi për shpifje ndaj Brahos në Gjykatën e Lartë, ku kërkon dëmshpërblimin simbolik prej 1 lek nga deputeti i LSI-së, njëherësh kryetar i Komisionit të Sigurisë.

Ndërkohë, prokurori i çështjes ka kërkuar që çështja të hetohet edhe më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura