“Gjyq publik për Dritan Lelin”/ Kryebashkiaku i Vlorës i kthen përgjigje Këshillit Bashkiak dhe i kujton gjobën

Jun 15, 2021 | 10:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i është drejtuar me një shkresë Këshillit Bashkiak, i cili pak ditë më parë kërkoi një mbledhja  jashtë radhë, me pranine edhe te kryebashkiakut.

Në shkresën e firmosur nga vetë kreu i Bashkisë së Vlorës thuhet se mbledhja e thirrur për sot është në kundërshtim me ligjin për rregullat anti-Covid, duke i kujtuar edhe gjobën prej 5 milionë lekësh.

“Me veprimet e mësipërme, ju si organizatorë të kësaj mbledhje, jeni duke shkelur ligjin 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, ku jemi të detyruar të sjellim në vëmendjen tuaj se bazuar në nenin 3 pika 2 të aktit normativ nr.3/2020, subjektet apo individët që organizojnë ndër të tjera dëgjesa publike dënohen me gjobë në masën 5.000.000 lekë”.

Sipas Lelit, mbledhja e parashikuar për ditën e sotme do të zhvillohet online, por kjo deshtoi.

“Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shprehet Leli.

letra e lelit

CFARE KERKUAN ANETARET E KESHILLIT BASHKIAK

Pak dite me parë, anetaret e Keshillit Bashkiak kerkuan një mbledhje jashtë radhe me kryetarin e bashkise.

“Nisur nga shqetësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore, kërkohet sa më parë një ballafaqim publik me kryetarin e Bashkisë.

Gjithashtu vlerësojmë se duhet ngritur menjëherë një komision monitorimi i këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.

Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve, kërkon reagim të menjëhershëm.

Ne po e ndeshim cdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqetësimet e tyre.

Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për plehra, gropa dhe indiferentizëm fyes nga pushteti vendor.

Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Edi Rama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura