“Gjynah vjehrri! Nusja bredh…”/ Armina Mevlani reagon për herë të parë pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi i PD-së! Blogerja: Mos ia qaj hallin

Sep 14, 2021 | 12:04
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vendosi të përjashtojë themeluesin e PD-së, Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së, kjo pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.

armina mevlani (6)

Partnerja e djalit të Sali Berishës, Armina Mevlani, ka reaguar për herë të parë pas kësaj ngjarjeje. Blogerja vendosi t’i bëjë një koment Olta Gixharit në një foto që aktorja kishte postuar në llogarinë e saj në Instagram.

olta gixhari

Ooo, sa e mil ktu”, shkroi Armina krahas fotos së Oltës, në të cilën shfaqej e veshur me një crop top, që i tregonte gjoksin bombastik, si dhe me një fund blu, të çarë në njërën anë.

Përgjigjen e komentit Mevlani nuk e mori nga Gixhari, por nga një ndjekës i aktores, i cili i shkroi: “Armina Mevlani, gjynof vjerri”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Partneres së Shkëlzenit nuk i ka shpëtuar ky mesazh, të cilit vendosi t’i përgjigjej publikisht, duke shkruar: “Mos ja qaj hallin”, shoqëruar me një emoji ku i shkelte syrin.

Ndjekësi vazhdoi: “Ja qaj se Liria u plak, kurse nusja çantën n’krah edhe bredh si vizhguse”. Megjithatë, Armina nuk e ka vazhduar më tej këtë bisedë.

armina mevlani (5)

Nga ana tjetër, vetë Armina publikoi mbrëmjen e djeshme disa foto të shkrepura buzë detit. Ajo shfaqej e veshur me një fustan me dekolte të hapur dhe të çarë anash në pjesën e barkut, që i tregonte linjat trupore.

armina mevlani (7)

Bukuria e natyrës më kujton se si Zoti e bëri këtë botë perfekte për ne. Unë dashuroj çdo gjë nga natyra, e vlerësoj atë dhe ne duhet të kujdesemi për mjedisin tonë. Është shtëpia jonë”, shkroi krahas postimit Armina, duke treguar se asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në familjen e saj pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

armina mevlani (2) armina mevlani (4) armina mevlani (4) armina mevlani (6) armina mevlani (5) armina mevlani (3) armina mevlani (11) armina mevlani (10) armina mevlani (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura