Gjynah për ata që brohoritën për drejtësinë e goglave

Feb 20, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

petrit-Vasili-deklarataPETRIT VASILI

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe shefja e misionit Calavera na thotë që kandidatët e rrëzuar prej tyre, ONM i paska bërë sipas ligjit. Po kush e ka shkelur ligjin? Maxhoranca e ka shkelur ligjin në mes të ditës dhe kandidatët e përjashtuar nga ONM i pranoi, i zgjodhi dhe i votoi Ligji nuk ka dy lexime, por ka vetëm një lexim: të zbatohet pikë për pikë siç është shkruar.

Këta kandidatë që ONM i përjashtoi si të padenjë, u hodhën te goglat dhe u zgjodhën nga goglat. Drejtësia e goglave është pra, edhe sipas ONM, një short mes të paligjshmeve, pra, një drejtësi kundër ligjit, e zhytur në batakun e antiligjit. Drejtësia e goglave të kandidatëve të paligjshëm ishte drejtësi për t’u refuzuar e për t’u përbuzur. Gjynah për këdo…. që u ekzaltua dhe mbrojti drejtësinë e paligjshme të goglave. ONM pranon që ligjet janë lexuar sipas qejfit nga maxhoranca. Po ONM është përbërë nga përfaqësues të SHBA dhe BE.

Po këta përfaqësuesit e BE dhe SHBA në Tiranë, këtë ONM e tyre a e dëgjojnë? Se këta BE dhe SHBA në Tiranë opozitën dihet që nuk e dëgjojnë, bile e përgojojnë dhe e mallkojnë, se këta e duan Shqipërinë më shumë se shqiptarët e opozitë,s që janë kundër maxhorancës së drogës dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi është zhytur në batakun e antiligjit. Kryeministri në Reformën në Drejtësi po ecën me moton shkatërrimtare “po e fillojmë duke e shkelur ligjin pastaj e respektojmë rrugës”. Kësaj motoje shkatërrimtare po i bëjnë shërbim edhe ca të huaj herë me deklarata, herë me lobime të shumta, të ndotura e pas kuintave.

Prokurorja e Përgjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota, nga 84 që Kushtetuta kërkon. Anëtarët e KLP dhe KLGJ u zgjodhën gjithfarësh që dhunonin ligjin: ca që ONM i rrëzoi si të padenjë, ca që kishin qenë spiunë të Sigurimit, ca kishin bërë gjyqe politike në kohë të komunizmit, ca që kishin bërë evazion fiskal.

Është tragjik rrënimi i ëndrrës së shqiptarëve për një drejtësi të re, të bazuar vetëm në ligj dhe të barabartë për të gjithë. Kjo ëndërr u fik nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, çdo alibi në shqip dhe anglisht është vetëm inkriminim akoma më i thellë në këtë faj historik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura