“Gjykimi i shkurtuar, Frroku pranoi vrasjen dhe se mbrohet nga Rama”

May 5, 2016 | 8:03
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e të akuzuarit për vrasje Mark Frroku nga drejtësia shqiptare, për gjykim të shkurtuar.

mark-frroku1Sipas Berishës, Mark Frroku u dorëzua, pranoi vrasjen, dëshmoi se Edi Rama është kryekriminel.

Ai ka theksuar se Rama edhe në kohën kur opozita lexoi në Kuvend vendimin e denimit të Frrokut për vrasje, deklaroi disa herë se në grupin parlamentar të PS-së nuk ka vrasës.

Komenti i plotë:

“Sot Edvin Frroku u dorezua, pranoi vrasjen, deshmoi se Edi Rama eshte kryekriminel!

Te dashur miq, sot deputeti i Edi Rames, Mark Frroku, qe kishte mohuar me dhjetra here para mediave ne parlament dhe gjykate krimin e tij te shemtuar te ekzekutimit te te riut Aleksander Kurti dhe implikimin e tij ne trafik droge dhe prostitucioni, pranoi krimin e tij te shemtuar dhe kerkoi gjykim te shkurtuar. Kjo ndodhi pasi kreu i krimit te organizuar ne Shqiperi, Edi Rama u damkos dhe deshtoi ne mashtrimin e tij te paftyre per te mbuluar vrasjen e Frrokut.

Rama, edhe pasi opozita lexoi ne parlament vendimin e denimit te Frrokut per vrasje, deklaroi me dhjetra here se ne grupin parlamenar te Partise Siçiliste nuk ka vrases. Kjo ndodhi pasi Edvin Frroku fshehu per muaj te tere dokumentat e Interpolit belg qe kerkonin Mark Frrokun te denuar per vrasje ne Bruksel. Kjo ndodhi pasi Hollanda arrestoi mikun tjeter te Edvin Rames, vellain e Mark Frrokut, Arben Frrokun, te cilin Edi Rama e nisi jashte dhe nuk e shpalli ne kerkim ndonese i denuar perjete me vendim te formes se prere nga gjykata!

Vellezerit Mark dhe Arben Frroku jane vrases, pra kriminele, por Edi Rama, qe beri gjithçka te mbuloje vrasjet dhe krimet e tyre te shemtuara e ti shpetoje nga zbatimi i denimeve te dhena nga drejtesia, eshte kryekriminel! Sb”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura