Gjykimi i Fatmir Mediut/ Reagon avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit: Pas 12 vitesh u hoq një pengesë absurde! Jemi në kushtet që…

Sep 24, 2021 | 11:41
SHPËRNDAJE

Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija reagoi pas vendimit të Apelit për rihapjen e dosjes, duke u shprehur se pas 12 vitesh është hequr pengesa ligjore për gjykimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

AVOKATI

Ai e konsideroi një lajm të mirë atë për rinisjen e hetimeve për Mediun, por paralajmëroi se është vetëm fillimi dhe rruga do të jetë e gjatë dhe e vështirë.

Nuk është hapur rigjykimi, është hapur gjykimi. Është hequr pengesa që të hapet gjykimi. Kishte një pengesë që nga viti 2009, dhe pas 12 vjetësh kjo pengesë hiqet dhe tani jemi në kushtet që çështja mund të nisë. Çështja është e gjatë shumë e komplikuar. Ma merr mendja që edhe Fatmir Mediu do ndërmarrë veprimet e veta juridike. Jemi në fillim. Ky është lajmi i mirë që është hequr një pengesë absurde jurdike. Argumentet e Gjykatës së Shkallës së Parë kanë qenë të gabuara. Gjykata kishte mendimin që ajo çështje ishte gjykuar. Por sipas Konventës Evropiane të të Drejtat e Njeriut një njeri quhet i gjykuar kur dënohet apo shpallet i pafajshëm”, tha Matlija në një prononcim për mediat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura