“Gjykata të zbardhë edhe akuzën për …”/ Balla: Kush është burimi i Lulzim Bashës për 500 mijë dollarë?

Dec 13, 2019 | 14:41
SHPËRNDAJE

taulant balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dërgimit në gjykatë nga ana e Prokurorisë së Tiranës të dosjes kundër kreu të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të kësaj force Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi lidhur me lobimin në SHBA. 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, numri dy i PS, deklaron se gjykata duhet “të bëjë drejtësi dhe të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale. Kush është burimi i L.Basha për 500 mijë dollarë”, nenvizon Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Heshtje e madhe për dërgimin në Gjykatë të të pandehurit Lulëzim Basha vetëm me akuzën si fallsifikator. Gjykata të bëjë drejtësi & të zbardhë edhe akuzën për pastrim të produkteve të veprës/veprimtarisë kriminale.Kush është burimi i L.Basha për 500 mijë? & si u transferuan ato?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura