“Gjykata të vendosë sa më parë”- Fati i PD-së, Celibashi: KZAZ-të funksionale pavarësisht nëse regjistrohet apo jo partia më e madhe opozitare

Feb 8, 2023 | 14:47
SHPËRNDAJE

Komisioni qendror i zgjedhjve miratoi listat e propozuara të anëtrëve të KZAZ nga PS, PSD dhe LSI, ndërsa propozimet nga dy grupimet e PD janë lënë për t’u miratuar në një mbledhje tjetër.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se pas miratimit të vendimeve, të gjitha KZAZ në vend janë funksionale, pavarësisht nëse Partia më e madhe opozitare, regjistrohet ose jo në këtë process zgjedhor.

“KZAZ-të do të fillojnë të funksionojnë sepse është kuorumi prej minimum 4 anëtarësh. Në momentin më të përshtatshëm të mundshëm do emërojmë edhe anëtarët e KZAZ të propozuar nga PD”, tha ai.

Lidhur me legjitimitetin e PD, për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit, Celibashi këkroi nga Gjykata që të shprehet sa më parë, për shkak se sic tha ai, disa cështje prevalojnë mbi disa të tjera për shkak të interesit kombëtar që paraqesin.

“Nëse nesër kemi kërkesë për regjistrimin e PD do të marrim vendimin. Në kuadër të të gjithë këtij diskutimi dhe për të pasur zgjedhje të pranuara, duhet vendosur për disa çështje. Nuk e di nëse është Gjykata, nëse ndonjë strukturë tjetër, institucion politik sheh vend për të ndërhyrë duhet ndërhyrë”, shtoi Celibashi.

Gjykata e Apelit edhe pse caktoi trupën gjykuese që do të shqyrtojë fatin e Partisë Demokratuke, ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura