Gjykata sportive merr vendimin, zbulohet sa është dënuar Ante Rebiç. E pëson edhe Donaruma

Mar 16, 2021 | 12:46
SHPËRNDAJE

Donaruma Rebic

Gjykata sportive ka bërë publike së fundmi vendimet për 2 futbollistët e Milanit, Ante Rebiç dhe Xhixho Donarumës.

Sulmuesi kroat është dënuar me 2 ndeshje për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit në sfidën ndaj Napolit, ndërkohë që gardiani kuqezi ia ka hedhur me një gjobë 10 mijë euro.

Nuk pritet që Milani ta apelojë vendimin e marrë sot dhe madje mund të ketë edhe gjobë për Ante Rebiç.

Gjoba për Donarumën u vendos pas reagimit kërcënues dhe ofendues të portierit kuqezi ndaj anëtarëve të stolit të Napolit në përfundim të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura