Gjykata Speciale, deputet e PDK-së që votuan kundër nuk ndryshojnë qëndrim

Jul 1, 2015 | 19:46
SHPËRNDAJE

Edhe përkundër “presionin” ndërkombëtar për votimin për themelimin e Gjykatës Speciale, duket se problemi do të vazhdojë të ekzistojë.

Dy deputetë të PDK-së që votuan kundër Gjykatës Speciale

Dhe problemi më i madh nuk janë deputetët e opozitës, por ato të mazhorancës, përkatësisht të PDK-së, ku disa prej tyre votuan kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Të kontaktuar nga KTV-ja disa nga deputetët e PDK-së kanë thënë se qëndrimi i tyre mbetet i njëjtë, sikurse të premten e shkuar. Nga ana tjetër, për opozitën çfarëdo veprimi tjetër i pushtetit është i papranueshëm.

Ndërkohë, Driton Selmanaj nga KDI-ja ka thënë se megjithëse rikthimi për votim nuk është një praktikë e mirë, ajo mund të ndodhë, por do të merrte kohë, transmeton Koha.net.

Të premten e shkuar 7 deputetë të PDK-së votuan kundër ndryshimit kushtetues, 2 abstenuan, ndërsa 4 deputetë të partisë së Hashim Thaçit nuk morën pjesë fare në votim, duke bërë kështu të dështojë përpjekja e parë e pushtetit për themelimin e speciales.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura