Gjykata rikthen në burg biznesmenin, kishte dhënë garanci pasurore për lirimin. Ja pse akuzohet

Nov 14, 2019 | 12:27
SHPËRNDAJE

Gjykata rikthen ne burg biznesmenin Pëllumb Petritaj, ne akuze per perfitimin e 100 ha toke ne Zvernec te Vlores, duke falsifikuar dokumentet. 

pellumbpetritaj2

 

Vendimi eshte marre ne seancen e mbajtur diten e hene nga Gjykata e Vlores, gjate te ciles, prokurori Albert Kuliçi, kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga garanci pasurore në arrest me burg.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Atalanta Zeqiri dhe anëtar Skënder Haluci dhe Albert Spiro, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorit, duke kthyer ne burg biznesmenin.

 

Biznesmeni Petritaj, u arrestua ne tetor te vitit 2018 dhe u la i lire pas ndryshimit te mases se sigurise nga “arrest ne burg”, ne garanci pasurore ne vleren 25 milione leke ne maj te vitit 2019.

Njoftimi per arrestimin 

“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj  ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’”, thuhej në njoftimin zyrtar të Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura