“E jona, s’ka”, Sali Berisha mbërrin në selinë blu pas vendimit të gjykatës! Simpatizanti e pret me ovacione: Të marrsha të ligat o hero

Mar 25, 2022 | 15:02
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu. “E jona, s’ka!”, është shprehur Berisha për gazetarët pas pyetjes nëse do i bashkohet mbledhjes me përfaqësuesit e dy palëve në katin e dytë të godinës.

Ndërkohë që një simpatizant dëgjohet të thotë, “Të marrsha të ligat o hero”.

Bashkë me Berishën ishte edhe Klevis Balliu si dhe Tritan Shehu.

Ndërkohë para tyre në selinë blu kanë mbërritur Flamur Noka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso të cilët ndodhen në një nga zyrat e selisë blu në takim me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin.

Gjykata e Tiranës njohu sot Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe ndryshimet e statutit të PD të bërë nga grupi i Rithemelimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura