Gjykata merr vendim për financierin e Habilajve, ja ç’do bëhet me Seitin

Dec 23, 2017 | 19:45
SHPËRNDAJE

Pas disa seancave dhe shtyrjes se afatit te qendrimit ne arrest me burg, se fundi Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ekstradimin në Itali të Nazer Seitiit, i njohur si financieri i Habilajve.

nezar-seiti_1508839820-2370763

Ai vete kishte kerkuar te ekstradohej per llogari te drejtesise italiane dhe gjykata tashme i hap rruge ekstradimit, raporton “News 24”.

Mesohet se Gjykata e Katanias ka caktuar masën ‘arrest me burg’, si pjese e bandes shqiptare te trafikut te droges nga vendi yne drejt Italise.

Nazer Seiti njëri nga njerëzit e konsideruar nga prokuroria e Katanias në Itali, si anëtar i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj u arrestua në Babicë të Vlorës, aksion në të cilit u kapën 4 ton drogë.

Prokurori ka pretenduar në seancat e kaluara se Nazeri është përgjuar në makinë (përgjime ambientale) me dhjetëra herë, ndërsa një provë e fortë për ta lënë pas hekurave ishte një bisedë me Moisi Habilajn për të liruar nga burgu një mikun e tij me nofkën “Maloku” dhe përmendnin një shifër prej 200 mijë eurosh.

“Kam 200 mijë ku t’i fsheh”, dëgjohen ata në një moment, e më pas, siç tha prokurori në seancë, kanë dyshuar se mos përgjoheshin dhe kanë çmontuar të gjithë tapicerinë e makinës. Këto lekë sipas prokurorit, do përdoreshin për lirimin e mikut të tyre me nofkën “Maloku” të kapur më kuadër në operacionin policor “Odesa” në vitin 2012. Kujtojmë se më herët Seiti ka shfaqur vullnetin për tu ekstraduar në Itali, ku kërkon të përballet me akuzat e trafikimit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Por pavarësisht këtij vullneti, gjykata e Tiranës nuk e mori parasysh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura