Gjykata liroi nga burgu Mark Frrokun, ish-ministri: Kujtoj se janë ende në burg…

May 11, 2018 | 10:31
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtesise, Ylli Mnanjani ka reaguar pas lirimit te ish-deputetit Mark Frroku, te cilit gjykata e Fierit i fali nje vit e pese muaj burg duke e nxjerre me kusht para kohe.

manjani-655x356“Fundja një ditë do lirohej dhe ai, pavarësisht krimit për të cilin u dënua. Por, kujtoj se janë ende në burg 4 Shqiptarë nga Kukësi, kot fare! Vetëm pse protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!”- shkruan ai.

Postimi i Manjanit 

U lirua Mark Frroku?!

Po mire. Fundja një ditë do lirohej dhe ai, pavarësisht krimit për të cilin u dënua.

Por, kujtoj se janë ende në burg 4 Shqiptarë nga Kukësi, kot fare! Vetëm pse protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!

Kjo nuk quhet drejtësi!

E përsëris propozimim:

PARLAMENTI TË BËJË NJË AMNISTI PËR QYTETARËT, që ndiqen penalisht vetëm pse protestojnë!

Po të duan projektin, e përgatis në çast

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura