“Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale sa më parë”- Ambasadori britanik takim me drejtuesin dhe anëtarët e KED

Jul 9, 2020 | 19:17
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman u takua sot me Kryetaren dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të diskutuar për emërimet e reja.

107827604_4295472370493717_8387454179086642055_o

Sipas ambasadës, puna e këtij institucioni është vendimtare për zbatimin e Reformës së Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë kryen shumë role thelbësore. Por asnjë nuk është më i rëndësishëm se administrimi i procesit për ta bërë Gjykatën Kushtetuese tërësisht funksionale. Ne mbështesim Vitore Tushën dhe anëtarët e #KED në përpjekjet e tyre për realizimin e këtij procesi!”, thuhet në reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura