“Gjykata Kushtetuese në të njëjtën linjë me qeverinë”/ Balla për qëndrimin e Presidentit Meta për zgjedhjet vendore: Vendimet e saj vetëm zbatohen, nuk interpretohen

Dec 9, 2021 | 11:52
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e Presidentit Ilir Meta mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 2019.

taulantballa1

Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, Balla tha Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë, vendimi i të cilit nuk mund të interpretohet dhe nuk mund të apelohet në shkallë të tjera.

Sipas tij, vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese duhet vetëm të zbatohet dhe përpjekjet për të mos e njohur si vendim, nuk i shërben asnjë institucioni.

“Ka një rregull që është e shkruar mbi gjithë rregullat e tjerë. Mendoj që duhet ta mirëkuptojmë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më. Vendimet e GJK janë në të njëjtin nivel me Kushtetutën vetë. Nëse GjK ka një konflikt për një çështje të caktuar, ajo bën interpretimin. Nuk ka më një shkallë tjetër që ta apelosh. Vendimet e saj vetëm zbatohen. Përtej këtyre vendimeve nuk ka më interpretim. Çdo përpjkekje për të mos i njohur, nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu. E kam thënë që ky vendim është i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 2019. Në 30 qershor ishte një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve. Pati një përpjekje që në fund të mandatit të organeve vendore tu hiqet e drejta qytetarëve të votohet. Çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do kishte zgjedhje, morën të drejtën e qytetarëve për të votuar. Vendos populli shqiptar që të na sjellë në sallën e Kuvendit, dhe një ditë vendos për të mos ardhur këtu” – tha Balla

Dy ditë më parë, këshilltari ligjor Bledar Dervishaj ka njoftuar qëndrimin zyrtar të Presidentit Ilir Meta mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 2019, e cila i legjitimoi. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka mbajtur të njëjtën linjë me vendimin e qeverisë, teksa u shpreh se me këtë vendim cënoi rëndë transparencën.

Ndërkohë në vendimin e zbardhur, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e shoqatës së Bashkive të Shqipërisë dhe i certfikoi zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 edhe pse opozita nuk mori pjesë. Gjykata vlerëson se “kërkesa drejtuar Gjykatës për verifikimin e zgjedhjes duhet të identifikojë funksionarin publik, shkeljen kushtetuese që pretendohet se është kryer gjatë procesit të zgjedhjes së tij, si dhe aktin konkret që materializon shkeljen kushtetuese. Për pasojë, procedura e verifikimit të zgjedhjes së funksionarëve të organeve të parashikuara nga Kushtetuta duhet parë e lidhur me këto koncepte dhe jo e lidhur me vlerësimin, qoftë edhe në aspektin e kushtetutshmërisë, të procesit zgjedhor në tërësinë e tij”.

© Panorama.al

Te lidhura