Gjykata Kushtetuese/ Monika Kryemadhi akuza Dvoranit: Kapja e tij nga Rama ka prodhuar krizën politike

Nov 18, 2019 | 16:27
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa foli për situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, hodhi akuza në drejtim të kreut të KED-, Ardian Dvorani.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se Dvorani ka bërë shkelje në proces, ndërsa shtoi se sistemi i drejtësisë është i kapur nga maxhoranca.

monika kryemadhi

Nuk jam juriste por në Kushtetutë janë të qarta veprimet e Presidentit. Dvorani ka bërë shkelje në proces. Por nuk është e rastësishme për kapjen që ka tentuar të bëjë Rama për Gjykatën Kushtetuese. Jemi të qartë se çfarë ka ndodhur me KED. Kapja dhe lidhja e zotit Dvorani nga Rama është prodhimi i kësaj politike. Mospublikimi i dekreteve të Presidentit në Fletore Zyrtare dhe publikimi i vendimeve të KED tregon haptas si përdoret sistemi i drejtësisë që shqiptarët mezi e pritën dhe tregon që lidhja e zotit Dvorani dhe kapja e tij nuk ka bërë gjë tjetër veçse kanë prodhuar këtë krizë ku jemi sot. Ngritja e Kushtetueses, nuk do të thotë që të mos jetë Dvorani. Është një sistem i kapur dhe është kapur nga kryeministri. Do të çmontohet ky grusht shtetit që ka ndodhur. Mazhoranca të mos vazhdojë të bllokojë më Gjykatën e Lartë.“, tha Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura