BE thirrje institucioneve shqiptare: Zgjidhni konfliktin e interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese

Nov 14, 2019 | 18:20
SHPËRNDAJE

Bashkimi Evropian u bëri thirrje të gjitha institucioneve shqiptare të përfshira që konflikti i interpretimit mbi përbërjen e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhet sa më shpejt dhe të qartësohet kjo çështje.

Reagimi erdhi përmes zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, e cila i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria ka nevojë për ngritjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.

E90B2837-8D54-464A-9A69-49578C416973_w1023_r1_s

Kocijancic tha se zgiidhja e kësaj çështjeje është thelbësore për popullin shqiptar dhe për efektivitetin e shtetit ligjor në Shqipëri, si edhe për ecjen përpara të Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në BE./VOA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura