Gjykata, kërkesë prokurorisë: Sillni orën e saktë të përgjimit telefonik të Frrokut ditën e vrasjes së Lamajt

Mar 4, 2015 | 12:38
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krimet e Rënda do të kërkojë nga prokuroria e Përgjithshme orën e saktë të nisjes së përgjimit telefonik për Arben Frrokun, në akuzë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Arben Frroku në Gjykatë

Në seancën e sotme, pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e mbrojtjes, Gjykata ka pranua kërkesën e avokatëve të Frrokut, për t’i kërkuar Zyrës së Përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme informacionin mbi orën e saktë kur ka nisur përgjimi i numrit telefonik të Frrokut ditën e ngjarjes.

Sipas mbrojtjes biseda e parë e përgjuar e Frrokut ditën e ngjarjes është ajo e orës 19.46 minuta, referuar tabulateve që janë tashmë pjesë e dosjes, ndërkohë që akuza ka sjellë provë bisedën e parë të përgjuar në orën 22.02 minuta.

Në seancën e sotme u pranua gjithashtu edhe kërkesa për marrjen e CD-së me pamjet filmike nga televizioni “News 24” me eksperimentin hetimor të Frrokut. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura