Gjykata jep vendimin për çështjen e kujdestarisë së Britney Spears! Ja çfarë do të ndodhë me këngëtaren

Jul 2, 2021 | 21:41
SHPËRNDAJE

Gjykatësja ka mohuar kërkesën e Britney Spears për të hequr të atin nga roli i tij si kujdestar i saj.

britney spears

Dokumentet e depozituara në Los Angeles tregojnë se gjyqtarja Brenda Penny refuzoi kërkesën, ndërsa vendosi edhe Bessemer Trust si bashkë-kujdestar të pasurisë, raporton “The Guardian”.

Kërkesa për të pezulluar James P Spears menjëherë pas emërimit të Bessemer Trust Company Of California, si kujdsetar i vetëm i pasurive, mohohet pa paragjykime,”- thuhet në dokumentin ligjor.

britney spears

Vendimi u dha dje, një javë pasi ylli i muzikës pop dha dëshminë dramatike, duke kërkuar fundin e kujdestarisë.

Spears tha në gjykatë më 23 qershor se kujdestaria ishte “abuzive” dhe se ajo donte t’i jepte fund pa pasur nevojë për një vlerësim mjekësor. Ajo tha se ishte detyruar të punonte kundër vullnetit të saj dhe se kujdestaria e ndalonte të kishte edhe një fëmijë tjetër.

britney spears (1)

Nga ana tjetër, Jamie Spears paraqiti dokumente gjyqësore, duke mohuar që ai ishte përgjegjës për kufizimet e vendosura në jetën private të vajzës së tij.

Ai ka mbikëqyrur pasurinë e Britney-t për 13 vjet, por nuk ka qenë në krye të çështjeve të saj personale që nga shtatori i vitit 2019, kur u tërhoq për shkak të problemeve shëndetësore. Jamie u zëvendësua nga Jodi Montgomery, kujdestare e përkohshme e Britney Spears.

britney spears (1)

Në një proces gjyqësor, avokatët e Jamie Spears thanë se ai ishte i shqetësuar nga kërkesa e avokatit të Britney-t për ta bërë pozicionin e Montgomery të përhershëm dhe theksuan se kjo nuk reflekton dëshirën e saj.

Zonja Spears i tha gjykatës më 23 qershor se ajo është kundër të qenit nën një kujdestari dhe zbuloi mosmarrëveshjet e saj të vazhdueshme me zonjën Montgomery, në lidhje me trajtimin e saj mjekësor dhe çështje të tjera të kujdesit personal,”- thuhej në deklaratë.

britney spears (1)

Lauriann Ëright, avokati i Montgomery, publikoi një deklaratë si përgjigje:

Unë mund të deklaroj pa mëdyshje se Jodi Montgomery ka qenë një mbështetëse e palodhur për Britney-n dhe për mirëqenien e saj. Ndërsa ajo nuk kontrollon pasuritë financiare të Britney-t, ajo është përgjegjëse për kujdesin e saj personal dhe nëse Britney dëshiron që ndonjë çështje të dalë në gjykatë, zonja Montgomery është dhe ka qenë gjithmonë e gatshme, e vullnetshme dhe e aftë ta bëjë këtë.

britney spears (4)

Ndërsa nëna e këngëtares, Lynne e ka mbështetur gjithmonë të bijën dhe ka qenë kundër konservatorizmit.

Lynne mendon se kjo kujdestari po e dëmton shumë vajzën e saj“, thotë burimi i familjes. “Ajo thotë se Jamie nuk ka qenë transparent me të dhe po abuzon me këtë situatë“.

britney spears (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura