Gjykata i mbyll lokalin shqiptarit në Itali, ja çfarë ndodhte brenda tij

Dec 7, 2017 | 13:04
SHPËRNDAJE

Gjykata e Torinos ka vendosur mbylljen e një lokali në zonë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Vendimi sipas të cilit lokalit të shqiptarit i hiqet e drejta për ta mbajtur hapur së paku për 15 ditë dhe në rast përsëritje do t’i hiqet licenca, raportojne mediat italiane.

vendimi

Sipas policisë, lokali i shqiptarit rezultonte si një bazë ku mblidheshin njerëz të rrezikshëm, të kërkuar nga policia dhe me percedentë penale.

Në raste të tiera, në lokal ka pasur përplasje me armë dhe për këtë kanë bërë ankesë dhe denoncim banorë të zonës.

Një ditë më parë, në lokal ka pasur një sherr me armë të ftohta gjatë të cilit mbeti i plagosur një person dhe për këtë policia vuri në pranga si autor të dyshuar një shtetas shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura