Gjykata e Vlorës dënon të “fortin” e Selenicës, pas burgimit përjetë të drejtësisë italiane. Kush është ai dhe akuzat që rëndojnë mbi të

Sep 30, 2020 | 14:36
SHPËRNDAJE

 

Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 10 vjet burg Tesi Basho, i konsideruar njeri me rrezikshmëri të lartë në qytetin bregdetar.

Basho-Tesi-e1571238426120

Ai akuzohet për disa vepra penale, si armëmbajtje pa leje, shitje dhe prodhim i narkotikëve dhe falsifikim pasaportash. Basho e ka apeluar vendimin. Ai u arrestuar në tetor të vitit të shkuar në Selenicë.

Ndaj Bashos, janë edhe dy dosje të tjera në shqyrtim, ajo e dhënë nga drejtësia italiane ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje si dhe një akuzë për gjobë ndaj një biznesmeni me vlerën e 100 mijë eurove.

Tesi alias Tesilvan Basho ishte arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali në vitin 2016, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe shfrytëzim prostitucioni. Në vitin 2008, Basho ka vrarë dy prostituta në qytetin e Torinos, njërën prej të cilave e shfrytëzonte për prostitucion.

VIDEO/ Blindohet Vlora, Tesi “i rrezikshëm” del në gjyq. Detajet çfarë ndodhi sot, e ndanë nga vëllai pasi…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura