Gjykata e Turqisë burgos qindra njerëz përjetë për komplotin e grushtit të shtetit 2016

Nov 26, 2020 | 19:15
SHPËRNDAJE

 

Një gjykatë në Turqi u ka dhënë dënime të përjetshme 337 oficerëve ushtarakë dhe të tjerëve, në një nga gjykimet më të mëdha lidhur me përpjekjen për grusht shtetin e dështuar të vitit 2016.

12121

Pilotët e forcave ajrore dhe komandantët e ushtrisë ishin midis gati 500 të pandehurve të akuzuar për përpjekjen për të përmbysur Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Ata dyshohet se drejtuan komplotin nga baza ajrore Akinci pranë Ankarasë. Erdogan thotë se kleriku mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gulen organizoi komplotin, i cili çoi në arrestime masive, ndërsa Gulen i ka mohuar në vijimësi akuzat, duke i konsideruar si të orkestruara.

Gjyqi filloi në gusht 2017 dhe akuzat përfshinin kërkimin për të vrarë Presidentin Erdogan dhe për të kapur institucionet kryesore të shtetit. Gjykata më e madhe e Turqisë – në Sincan pranë Ankarasë – ishte e ngarkuar për vendimet.

Oficerët që komplotuan kundër z. Erdogan kapën avionët në bazën Akinci, duke marrë peng shefin e shtabit gjeneral Hulusi Akar dhe disa oficerë të tjerë.

Ish-komandanti i forcave ajrore Akin Ozturk u burgos përjetë vitin e kaluar për rolin e tij në komplot.

Në aktakuzë thuhet se 25 pilotë në F-16 bombarduan objektiva në Ankara, përfshirë Parlamentin, i cili u godit tre herë, si dhe ndërtesat kryesore të sigurisë. Bomba vrau 68 vetë në Ankara dhe plagosi më shumë se 200. Njëzet e pesë nga ata që ishin në bankën e të akuzuarve ishin gjeneralë dhe 10 ishin civilë.

Më shumë se 10 oficerë ushtarakë – përfshirë pilotët e luftëtarëve F-16 – dhe katër civilë morën 79 dënime të përjetshme “të rënda” secili. Dënimi “i rëndë” kërkon burgim më të ashpër sesa për një dënim normal të përjetshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura