Gjykata e Tiranës liron Elvis Rroshin nga burgu, vendos “arrest shtëpie”

Jun 16, 2016 | 12:15
SHPËRNDAJE

Gjykata e Tiranës vlendosi sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin.

Kryetari Rroshi u arrestua pak ditë më parë për mosdeklarim të dhënash në formular.

elvis-rroshi-deshmiteSipas burimeve, Rroshi do të qëndrojë në banesën e tij në Kavajë pas marrjes së masës së arrestit shtëpiak.

Pas mbylljes së seancës së sotme, ku Rroshi nuk ishte prezent, avokati i tij, Theodori Sollaku tha se do ta apelojë vendimin për arrest shtëpiak.

AKUZAT

Sipas provave të sjella nga EUROPOLI dy ditë më parë, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi. Të pesë këto emra, kreu i bashkisë i ka përdorur në vende të ndryshme të Evropës, emra për të cilët edhe është proceduar penalisht.

Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil. Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më 14 maj 1993 është arrestuar nga autoritet zviceriane me drogë. 4 muaj pas arrestimit, më 24 shtator të 1993 Roshi rezulton se është dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi dyshohet se mund ta kishte për konsum. Për të vazhduar më pas në vitin 1995 është arrestuar në Itali për përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm.

Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë vendim dëbimi për tu larguar nga Italia. Në korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Roshi ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme në Zvicër, duke kërkuar azil. Por një muaj më pas është arrestuar dhe është dëbuar përsëri nga shteti zvicerian.

Po në vitin 1997 rezulton se është ndaluar nga policia italiane në Milano dhe është pyetur për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi rezulton se ka bërë deklaratë të rremë pasi kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet. Po për të njejtin fakt, Roshi është kontrolluar edhe në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.

Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorur, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit, për të cilën do të mbaj edhe përgjegjësi penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura