Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka. Në seancën e sotme u vendos…

May 7, 2021 | 17:05
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njofti të premten se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën për gjykimin e çështjes në ngarkim të gjyqtares Mimoza Margjeka dhe  katër personave të tjerë, të akuzuar për përfshirje në korrupsion aktiv dhe pasiv.

Mimoza-Margjeka-543x400

Sipas SPAK, në seancën paraprake të së premtes u vendos kalimi për gjykim i çështjes penale nr.186 të vitit 2020, me të pandehur ish-gjyqtaren e Durrësit që ishte deleguar në Korçë, Mimoza Margjeka dhe bashkëshortit të saj, Arben Cara, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale të “korrupsionit pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Tre të pandehurit e tjerë, Netjon Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj akuzohen për “korrupsion aktiv”.

Mimoza Margjeka dyshohet se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec për veprën penale “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Margjeka, e cila u pezullua nga puna si gjyqtare nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, po ndiqet penalisht në masë sigurimi “detyrim paraqitje”. Ndërkohë katër të arrestuarit e tjerë janë nën masën e sigurisë së “arrestit shtëpiak”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura