Gjykata e liroi, prokuroria apelon vendimin: Baroni i drogës të kthehet në burg

Jul 12, 2017 | 14:04
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi gjykata e shkallës së parë të Durrësit, që vendosi të lërë të lirë pas arrestimit baronin e drogës, Alket Hatija, reagon Prokuroria e Durrësit.

alket hatija

Burime per “Panorama” bëjnë me dije se Prokuroria e Durresit e ka apeluar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që cakoi mase sigurie ndaj te kerkuarit te Italise, Alket Hatijat, “detyrim paraqitje”.

kerkesa1

Nderkohe qe Italia e kerkonte per ekstradim pasi e kishte denuar ne mungese me 20 vite burg.

Ishte gjyqtari Petraq Curri ai qe vendosi lirimin e te arrestuarit, vendim me te cilin organi i akuzes nuk eshte dakord dhe ka bere apelimin.

Hatija akuzohet për trafik të 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë nga Shqipëria në Itali. Ai u u kap tre ditë më parë nga Policia e Durrësit. Ai jetonte në një vilë bunker në Berat.

Alket Hatija, i konsideruar si “baroni i drogës” nga mediat italiane, është arrestuar në qytetin e Durrësit, por jetonte ne nje bunker ne Berat ku ruhej me truproja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura