Gjykata e Lartë vendosi: Mark Frroku s’do marrë pjesë në Kuvend

Nov 9, 2015 | 13:11
SHPËRNDAJE

Demokristiani Mark Frroku nuk do të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit dhe as në Komisionet Parlamentare të tij.

frroku-gjzkateVendimi është marrë sot nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi kërkesën e Mark Frrokut, për të marrë pjesë në Kuvend.

Vetë avokati mbrojtës një seancë më parë e quajti të padrejtë moslejimin e deputetit për të qenë pjesë e seancave, duke njoftuar edhe ndërprerjen e pagës nga ana e administratës së Kuvendit.

Ndërkaq Kuvendi e ka çuar për interpretim në Kushtetuese vendimin për mandatin të deputetit të Shkodrës, Mark Frroku.

Ditën që u vendos që mandati i Frrokut të mos hiqej, në Konferencën e Kryetarëve palët kanë rënë dakord që për këtë çështje të shprehej Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i Grupit të PD-së, Edi Paloka, e ka quajtur vendimin e Kuvendit si të habitshëm, pasi, sipas tij, ankimimin në Kushtetuese duhet ta bënte pala e prekur, në këtë rast deputeti Frroku dhe jo Parlamenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura