Gjykata e la në burg, Braho takon Ballistin në qelinë e Vaqarit

Oct 12, 2015 | 18:01
SHPËRNDAJE

Kryetari i  Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, njëkohësisht edhe deputet i LSI-së, ka zhvilluar një takim paraditen e së hënës me Ismail Morinën (i njohur ndryshe si Ballisti që futi dronin në stadiumin e Beogradit një vit më parë) në qelinë e burgut, në Vaqar.

Spartak Braho
Spartak Braho

Burime për “Panorama” konfirmojnë se Braho ka biseduar për rreth një orë me Morinën brenda në qeli. Me sa duket, Braho ka shfrytëzuar mandatin e tij prej deputeti për të vizituar nga afër Ballistin, pasi nuk kërkohet ndonjë autorizim i veçantë nëse ke një mandat të tillë.

Takimi i Brahos më Ballistin vjen pak ditë pasi ky i fundit u arrestua nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë një kontrolli Morinës iu gjet me vetë një pistoletë tip “Zastava” dhe një tjetër pistoletë “TT” të fshehur poshtë automjetit të tij tip “Land Rover”.

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për Morinën. Referuar akuzave që rëndojnë nga Prokuroria ndaj Morinës, ai rrezikon nga 7 në 15 vite burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura