Gjykata e Kosovës vendos 1 muaj burg për Azem Sylën

Apr 30, 2016 | 15:33
SHPËRNDAJE

Gjykata e Prishtinës ka bërë të ditur se gjyqtari i EULEX-it ka marrë vendim një muaj paraburgim për ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla.

Syla“Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S.

Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016. Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellë para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit.

Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura