Gjykata e Hagës shpall të pafajshëm Millosheviçin pas vdekjes

Jul 25, 2016 | 17:32
SHPËRNDAJE

Gjykata ndërkombëtare për krime për ish-Jugosllavin në Hagë ka vendosur që ish presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

auto_milloshevic1446710042Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karaxhiçin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje.

Sipas trupit gjykues nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karaxhiçit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

Burimi: Zëri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura