Gjykata e Apelit cakton datën, ja kur mbahet senaca për Saimir Tahirin

Apr 3, 2020 | 11:37
SHPËRNDAJE

Ne daten 9 prill, Gjykata e Apelit ka caktuar zhvillimin e seancës per ish- ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Mesohet se bashke me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.tahiri

Sipas Apelit, seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.

Kujtojme se Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Ne ate kohe, prokuroria e Krimeve te Renda kërkoi 12 vite burg për Tahirin, qe akuzohej për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura