Gjuriq në Moskë: Rusia mbron interesat e Serbisë në Kosovë

Apr 11, 2018 | 17:43
SHPËRNDAJE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Aleksandar Grushko dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot në Moskë kanë konfirmuar qasjen e përbashkët të Serbisë e të Rusisë për atë që Beogradi e quan ende çështje e pazgjidhur e Kosovës.apsiodj-730x440-7152_1523460701-292696

 

Gjatë këtij takimi, ata kanë thënë se zgjidhja duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të KS të KB-së. Pala ruse, siç njofton rts, ka shprehur gatishmërinë që partnerëve serbë t’iu ofrojë ndihmë në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të Serbisë në Kosovë.

Sipas Express, pas takimit Gjuriq ka thënë se ka marrë përkrahje vëllazërore e miqësore për politikën e jashtme e të brendshme të Serbisë si dhe për çështjen e Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura