“Gjuhë fyese ndaj Turqisë”, Haradinaj reagon ashpër: Ndonjë zyrtar i kësaj qeverie…

Jul 31, 2018 | 12:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pergenjeshtruar lajmet e se fundmi ne mediat kosovare lidhur me marredheniet mes ketij vendi dhe Turqise. Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Haradinaj shprehet:

haradinaj2

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër.

Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk!

RH”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura