Gjon Karrica: Rikthehem me klipin “Ku*va”, ju rrëfej për sëmundjen time!

Oct 19, 2018 | 12:26
SHPËRNDAJE

BLERAND REXHEPI/ Njihet si një nga emrat më unik të skenës shqiptare për shkak të projekteve që realizon.

Nuk është aspak komercial, ndërkohë që muzika e tij pëlqehet shumë sepse po thyen tabu të shumta në mentalitetin shqiptar.

gjon karrica

Pas disa bashkëpunimeve, të cilat shpërthyen në publikun shqiptar, Gjon Karrica ka vendosur që të rikthehet përsëri në qendër të vëmendjes me një projekt të cilin e ka titulluar “K.rva”, ndërsa e gjithë fabula zhvillohet nga një ngjarje e vërtetë, sipas këngëtarit.

Ai në këtë intervistë zbulon më shumë për këngën, bashkëpunëtorët dhe sëmundjen të cilën e ka brengën më të madhe.

Je rikthyer me një projekt të ri që thyen tabu, pse ky titull e pse pikërisht kjo këngë?

Sepse ky jam unë. Nuk mund t’i iki formatit tim, stilit që më karakterizon dhe nuk mund të sjell diçka të zakonshme që është parë. Unë kam shtjelluar një temë të ndjeshme. Titulli e përcjell mirë dhe në mënyrë krejt transparente fabulën e këngës, që është reale.

A ka ndonjë “k.rvë” në jetën e Gjonit?

Ka pasur. K.rva ka kudo, me vite veç po shtohen.

Të pëlqejnë ato lloj femrash apo ato më serioze që nuk janë avanturiere? Si po mendoni ju?

Mua më pëlqejnë të gjitha, k.rva e prostituta. Njerëzit janë të lirë të bëjnë çka të duan e si të duan me jetën dhe trupin e tyre. Nuk më pëlqen vetëm kur disa bëhen k.rva në shpirt. Për seriozet s’di çka të them, nganjëherë më duken “goca te mbluta”.

Intervistën e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/gjon-karrica-rikthehem-me-klipin-kuva-ju-rrefej-per-semundjen-time/ 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura