Gjoka: Tifozët janë oksigjen për ne. Premio e Doshit? Diçka pozitive për Vllazninë

Mar 13, 2018 | 17:10
SHPËRNDAJE

Ernest Gjoka foli në konferencën për shtyp para takimit me Partizanin, ku e cilësoi këtë ndeshje si nje sfidë elitare të futbollit shqiptar. Ai preku gjithashtu edhe çështjen e një premio të mundshme nga ana e deputetit Tom Doshi, në rast fitore ndaj të kuqve.

“Mendoj që është një nga ndeshjet elitare te futbollit shqiptar, për vetë historinë dhe atë çfarë përfaqësojnë të dy skuadrat, ndaj ka më shumë përgjegjësi. I kam kërkuar skuadrës vetëm dinjitet. Të japin maksimumin, me shpresën që do të arrijmë të marrim maksimumin. Kemi ende nevojë jetike për pikë, ndaj do t’i kërkojmë ato në çdo takim, deri në fund të sezonit”, tha Gjoka.

gjoka-konference

“Shpesh jemi penalizuar nga problemet në mbrojtje dhe me ndërhyrjet në merkato, them se e kemi sistemuar me 90 % këtë repart. Malota është një lider në prapavijë, për mendimin tim nga më të mirët në qarkullim, pasi i jep qetësi skuadrës. Bashkë më Berishën, por edhe Mersinin e Gocajn, bëjnë një 4-she shumë solide, që na ofron shumë garanci. Nëse ke qetësi dhe siguri në prapavijë, atëherë mund të sulmosh më qetësisht dhe të jesh më pranë fitores”, deklaroi Ernest Gjoka.

“Tifozët janë oksigjen dhe mbështetje shumë e madhe. Kemi nevojë për ata, pasi jemi akoma jo mirë dhe po të jemi të gjithë bashkë, do të ecim para”, u shpreh Gjoka.

“Unë dua të falenderoj deputetin, z. Doshi i cili premton që do t’i qëndrojë pranë skuadrës me premio për fitore. Ai ka marë edhe falenderimet e lojtarëve për këtë gjë.” – tha Gjoka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura