Gjoka rinovon zyrtarisht me Shkëndijën, shikoni dedikimin prekës të bashkëshortes

Jul 8, 2020 | 13:11
SHPËRNDAJE

Shuhen të gjitha dyshimet për sa i përket “timonierit” të Shkëndijës së Tetovës.  Ernest Gjoka, do të vazhdojë të jetë trajner i skuadrës shqiptarë që militon në elitën e futbollit maqedonas.

Gjoka

Tekniku kryeqytetas ka rinovuar kontratën me skuadrën kuqezi, teksa lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga bashkëshortja e trajnerit, znj, Edit Lako. Kujtojmë që kohët e fundit në mediat maqedonase ka qarkulluar emri i Ilir Dajës, si një alternativë e mundshme për të marrë drejtimin e Shkëndijës, por në fund drejtuesit kuqezinj, i kanë besuar 50-vjeçarit.

gjoka-770x470

Nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”, bashkëshortja e Ernest Gjokës, ka bërë një dedikim prekës për partnerin e saj, duke i dhënë atij “bekimin” e saj, për kontratën e re të rinovuar.

STATUSI I EDIT LAKO, BASHKËSHORTJA E ERNEST GJOKËS:

“Nesti, njeriu që nuk i ka thënë jo kurrë punës, njeriu që ka punuar mes vështirësive, paragjykimeve, injorancës. Nesti, njeriu që përballet me sfidat e që pak e dinë atë pjesën e ajsbergut, atë të vështirën që nuk duket. Sot te skuadra e madhe e Shkëndijës së Tetovës me kontratën e re të rinovuar. Nest të duam shumë, unë dhe Dea. Go, go mister!

Gjoka

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura