Gjobitja e gazetares së RTSH, deputetja e PD tregon arsyen e vërtetë: Zbuloi emrin e Olsi Ramës në dosjen e Xibrakës

Jan 14, 2018 | 10:40
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD Albana Vokshi ka reaguar pas lajmit se Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, ka gjobitur gazetaren Anduena Llabani duke marrë masë disiplinore ndaj saj, me argumentimin se ka shkelur kontratën e punës duke dhënë intervistë për një media tjetër.

18671049_10155437664794429_6946495966751257738_n

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Vokshi shkruan se arsyeja e vertete eshte se gjatë një interviste, gazetarja ka kritikuar qeverine për trafikun e drogës dhe zbuloi faktin se në hetimet e dosjes së Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama.

“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias unë i bëj thirrje Drejtorit Gëllçi të anullojë dënimin e tij antiligjor e të ndalë kërcënimet nga gazetarëve”, shkruan Vokshi.

POSTIMI I PLOTE:

STOP DHUNËS DHE SHANTAZHEVE NDAJ GAZETARËVE!!
GAZETARËT, QYTETARËT DHE NDËRKOMBËTARËT TË REAGOJNË!!

Në dt. 11 janar 2018, Anduena Llabani (Jaupi), gazetare e Radio Televizonit publik Shqiptar, gjatë një interviste në një media private, kritikoi qeverine për trafikun e drogës dhe zbuloi faktin se në hetimet e dosjes së Xibrakës ka dalë edhe emri i Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit Edi Rama.

albana

Në hakmarrje ndaj saj, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, e ka gjobitur gazetaren Jaupi duke marrë masë disiplinore ndaj saj, me pretekstin se ka shkelur kontratën e punës duke dhënë intervistë për një media tjetër. Edhe pse kontrata ndalon vetëm punën me pagesë për televizione të tjera. Me shumë gjasa, ky është vetëm hapi i parë drejt pushimit nga puna të gazetares.

Thoma Gëllci, njihet nga të gjithë si mik i afrët i Olsi Ramës dhe shërbëtor i bindur i familjes kryeminsitrore. Madje ka qenë vëllai i Kryeministrit që e ka emëruar atë të postin e Drejtorit të RTSH. Nën drejtimin e tij, Radio dhe Televizioni Publik, që mbahen me paratë që paguajnë direkt shqiptarët për to, është kthyer në një makinë propagande dhe keqinformi me mbulimin e skandaleve dhe lidhjes së qeverisë me krimin. Gazetarët e tij censurohen, shantazhohen dhe madje dënohen siç është rasti i fundit nëse guxojnë të thonë të vërtetën apo të japin mendime të lira.

Dhuna dhe propaganda janë dy funksionet kryesore të çdo regjimi autokratik. Për koloninë e “ushtarëve të propogandës” që komentojnë e telefonojnë nga bodrumet e kryeministrisë për të bllokuar lajmet dhe për të gjobitur, kërcënuar, shantazhuar e pushuar nga puna gazetarët kritikë me qeverinë, shpenzohen miliona nga paratë publike.

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Medias unë i bëj thirrje Drejtorit Gëllçi të anullojë dënimin e tij antiligjor e të ndalë kërcënimet nga gazetarëve.

Ju bëj thirrje njëkohësisht, të gjithë gazetarëve dhe qytetarëve të reagojnë dhe të jenë bashkë për të mos lejuar Kryeministrin dhe ushtarët e tij politikë të pushtojnë inatitucionet mediatike.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë që “Liria e medias është një vlerë thelbësore e BE-së dhe kusht i panegociueshëm për çdo vend që aplikon për t’u bërë shtet anëtar apo për çdo vend kandidat në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Europian‎”.

Ndaj i bëj thirrje delegacionit të BE në Tiranë dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare, të reagojnë ndaj presionit të vazhueshëm, gjuhës fyese dhe kërcënimëvë të Kryeministrit ndaj mediave, gazetarëve dhe intelektualëve publikë.‎

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura