Gjobitet me 5 milionë lekë kandidati i pavarur/ Debreshi: Dje ishin kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori

Apr 5, 2021 | 12:57
SHPËRNDAJE

GJoba Elton Debreshi-kandidati i pavarur1Policia e Shteti gjobit me 5 milionë lekë të reja kandidatin e pavarur në qarkun Dibër, Elton Debreshi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kandidati i pavarur nëpërmjet një postimi në  “Facebook”, ku shkruan se është gjobitur për shkak të tubimit që është zhvilluar më 26 mars.

Sipas Elton Debreshit, i cili vjen nga radhët e minatorëve, takimi i zhvilluar në qytetin e Bulqizës ka qenë brenda ligjit, si shkak i vendimit të Gjykatës Kushtetueses.

Ai thekson se qeveria dje ishte kundër grevës dhe protestave, ndërsa sot janë kundër kandidimit të një minatori për deputet.

“50 MILIONE LEKE GJOBE

Sot komisariati i Bulqizës me njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 leke te reja për shkak te tubimit te datës 26 mars. Për shkak të vendimit te Gjykatës Kushtetuese dhe mosbotimit te rregullave te reja ne Fletoren Zyrtare, takimi ne Bulqize ka qene krejt i ligjshëm.

Autori i vërtetë i kësaj gjobe është Edi Rama. Ai dhe partitë e tjera kane frike nga mbështetja e madhe qe po marrim ne çdo fshat dhe qytet të Dibrës. Fakti qe për të njëjtat tubime PD nuk gjobitet, tregon se te gjitha partitë janë bashke. Dje ishin bashke kundër grevës dhe protestave tona, sot janë bashkë kundër kandidimit të një minatori.

Mua nuk me frikëson një gjobe. Nuk frikëson as mijera minatoret dhe qytetaret qe po na japin besën kudo.

Kjo cope letër do te hyje ne historinë e turpit te kësaj qeverie”- shkruan Debreshi në “Facebook”.

GJoba Elton Debreshi-kandidati i pavarur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura