GJOBEVENIA/ “Na jep 1 mijë euro ose të nxorëm fotot intime”

May 30, 2016 | 13:39
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë vënë në pranga dy djem të cilët i kishin vendosur 1 mijë euro gjobë një vajze.

Facebook_3474124b

Sipas një njoftimi të Prokurorisë, ata i kërkonin këtë shumë për të mos i publikuar fotot intime që i kishin vjedhur nga profili i saj në Facebook.

“Një hetim i Prokurorisë së Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë Vendore, arriti të zbulojë brenda dy ditësh autorët e një “gjobvënie”, të cilët i kërkonin shumën 1 mijë euro një shtetaseje, pasi në të kundërt do t’i publikonin në rrjetin social “Facebook” disa foto intime të saj. Pas kallëzimit të të dëmtuar dhe në vijim të një hetimi proaktiv, u arrit të zbuloheshin dhe të ndalohesh dy autorët e kësaj vepre penale. Ata janë E. Shkambi, dtl.1991 dhe N. Gurraj, dtl. 1995”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dy personat e dyshuar kishin arritur të hynin në adresën personale të të dëmtuarës në rrjetet sociale dhe prej aty kishin marrë fotot e saj. Pasi kishin arritur të realizonin këtë ndërhyrje, po nëpërmjet rrjetit social, ata kanë kontaktuar me të dëmtuarën, të cilës i kërkon shumën 1 mijë euro, pasi në të kundërt fotot e saj intime do të publikohesh në faqet e internetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura