Meksi komenton shantazhin ndaj të birit: Situata, apel për gjithë shoqërinë. Kush mendoi se do më shantazhonte mua, gabohet rëndë

Dec 31, 2014 | 10:39
SHPËRNDAJE

Ermelinda Meksi


Ish- deputetja socialiste, Ermelinda Meksi përmes një postimi të gjatë në profilin e saj në Facebook, reagon për ngjarjen më të fundit, shantazhin ndaj djalit të saj vetëm 14-vjeçar. 

Apel për gjithë shoqërinë e quan Meksi, gjithe sa ndodhi, duke shtuar se ‘nese dikush mendoi se permes djalit do shtantazhonte ate si person publik,  gabohet rende”.

“Ajo eshte nje mesim per ne prinderit qe mesojme nga eksperiencat,per te shtuar kujdesin dhe komunikimin me femijen tone, si nje nga detyrat me te rendesishme pertej cdo angazhimi tjeter .  Eshte nje mesim megjithese jo i pershtatshem per gjithe femijet e kesaj moshe, qe te mos shoqerohen me te njohur rastesore dhe me te medhenj ne moshe, sepse pas tyre mund te fshihet cdo kurth’- shkruan Meksi.

Postimi i plote i Meksit  


Eksperienca e nje “ngjarje”, mos-etika e trasmetimit te lajmit dhe nje urim per festat

Ditet e fundit media trasmetoi lajmin mbi nje ngjarje ndodhur tim biri, rreth kater muaj me pare,ngjarje qe tronditi familjen time. Rendja pas scoopit te lajmit. nuk hezitoi te perdorte te plote emrin e nje femije minoren,madje deri edhe fotot e marra nga rrjeti social FB, duke shkelur keshtu cdo etike dhe ligj te mbrojtjes se te dhenave personale e te drejtave te femijeve, duke shqetesuar per se dyti nje femije 14 vjecar,pas tronditjes qe kaloi nga dhuna e disa “te forteve”.
Nga ana tjeter mendoj se berja publike nga media e kesaj ngjarje e hidhur per ne ,le te sherbeje si mesim qe i tregon gjithe shoqerise e sidomos prinderve qe kane femije , sa te ekspozuar dhe rrezikuar jane ata –femijet-ne ditet e sotme ,nga veset dhe agresiviteti i shoqerise sone.
Ajo eshte nje mesim per ne prinderit qe mesojme nga eksperiencat,per te shtuar kujdesin dhe komunikimin me femijen tone, si nje nga detyrat me te rendesishme pertej cdo angazhimi tjeter .
Eshte nje mesim megjithese jo i pershtatshem per gjithe femijet e kesaj moshe, qe te mos shoqerohen me te njohur rastesore dhe me te medhenj ne moshe, sepse pas tyre mund te fshihet cdo kurth.
Kjo situate eshte apel per shoqerine tone, shkollen, organet e rendit e drejtesise dhe medias per te rritur kujdesin dhe mbrojtur te ardhmen e femijeve tane perballe ketij realiteti te zymte “te fortesh”.
Perpara se nje adoleshent te kete emrin dhe mbiemrin ka moshen dhe identitetin, ndaj shqetesimi nuk eshte thjesht personal apo nje rast izoluar, nuk eshte as nje episod apo ngjarje sociale. Si prinder, perfshire gazetaret apo edhe drejtuesit e tyre, te gjithe duhet te jemi te shqetesuar: Ne se po kontribojme te ndertojme nje shoqeri dhe ambinet social e antropologjik te denje per te jetuar? Pyetja eshte e thjeshte edhe per cdo gazetar qe thyen parimet, etiken dhe ligjin, çfare do te benit nese i kercenuar do te ishte “femija juaj”?! Do ta raportonit si kryefjale personin e demtuar apo do ruanit identitetin dhe do te zbatonit rregullat e gazetarise se 5-w: Kush? Çfare? Kur? Si? Dhe Pse?
Nese ne u leme femijeve tane pasigurine per jeten dhe dinjitetin njerezor atehere eshte detyra e ne te gjitheve si prinder, por edhe gjithe shoqerise civile, medias etj,qe te merret me fajtorin dhe shkaqet qe nxisin keto fenomene.
Nese dikush apo disa menduan se me kete akt te paramenduar shantazhi ndaj tim biri ,do te me shantazhonin mua si person publik gabohen, madje rende dhe i meshiroj ne pafuqine e tyre.
Me kete sjellje kane humbur nje gje te shenjte, te drejten per t’i pare ne sy femijet e tyre.
Une shqetesohem per kete qe i ndodhi femijes tim njesoj sikur t’u ndodhte femijeve te tyre, sepse ky eshte emancipmi human e civil ne emer te se cilit gjithe jeten jam perkushtuar.
Perfitoj nga ky publikim per te FALENDERUAR ME GJITHE ZEMER PUNONJESIT E POLICISE SE SHTETIT , te cilet ju pergjigjen brenda disa minutave thirrjes ne numrin 129 te tim biri, duke kapur ne flagrance keqberesin, si dhe te vleresoj djalin tim per pjekurine e treguar, pavaresisht moshes ,I cili per te shpetuar nga “te fortet” besoi te policia.
Te gjithe miqve dhe te afermve qe u shqetesuan nga lajmi i falenderoj per mesazhet e tyre njerezore dhe ne ditet e fundit te nje viti plot prova te veshtira per familjen time T’Ju uroj me gjithe zemer:

GEZUAR VITIN E RI 2015 DHE QOFTE NJE VIT ME I MBARE PER NE TE GJITHE!

 

Gjobë e shantazh djalit të ish-deputetes Meksi

Prokuroria e Krimeve të Rënda i njofton akuzën një personi të dyshuar për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë” ndaj djalit të Ermelinda Meksit, ish-deputete dhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ilirjan Nezaj, 19 vjeç, nga Tropoja, është denoncuar fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, por kjo e fundit ka vendosur dërgimin e dosjes për kompetencë hetimi te Krimet e Rënda.

Pas shqyrtimit të materialeve të dosjes penale, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dyshuarit t’i njoftohet akuza e “gjobëvënies”. Sipas hetimeve, i ndaluari akuzohet se me anë të shantazhit i ka marrë djalit 16-vjeçar të Ermelinda Meksit një shumë prej 500 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në shtator në Tiranë.

Në komunikatën e Policisë thuhet se “më datë 2 shtator 2014, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Nezaj, 19 vjeç, banues në Tropojë, pasi dyshohet se më datë 01.09.2014 ka ushtruar presion e dhunë psikologjike, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë e sende me vlerë nga shtetasi J.M., 16 vjeç, banues në Tiranë”. 

Pas marrjes së dosjes nga Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se po heton dosjen në fjalë. Materiali është transferuar nga Prokuroria e kryeqytetit te Krimet e Rënda gjatë dy javëve të fundit. Mësohet se në shtator, i dyshuari për akuzën e gjobëvënies, shtetasi Ilirjan Nezaj, është arrestuar nga forcat e Policisë pas kallëzimit të bërë nga ish-deputetja Meksi dhe
djali i saj 16-vjeçar. 
GJOBËVËNIA
Sipas Prokurorisë, muajt e fundit djali 26-vjeçar i Ermelinda Meksit ishte njohur me Ilirjan Nezajn, 19 vjeç. Ata kanë qëndruar disa herë bashkë edhe me disa djem të lagjes. Gjatë kësaj kohe, djali i Meksit është fotografuar duke konsumuar një cigare, që mendohet se ka qenë hashash. Kjo foto është kthyer më pas në mjetin e presionit, që dyshohet se është përdorur nga Ilirjan Nezaj. Ky i fundit i ka bërë të ditur 16- vjeçarit se e dispononte foton në fjalë dhe disa ditë më vonë e ka kërcënuar të dëmtuarin duke i kërkuar para. Sipas kallëzimit dhe materialeve të mbledhura nga Prokuroria, i dyshuari për gjobëvënien i ka thënë 26-vjeçarit se, nëse nuk i jepte paratë, foton që dispononte do ia dërgonte nënës së tij, ish-deputetes Ermelinda Meksi. I ndodhur nën presion, disa ditë pas kërcënimeve, dyshohet se i riu ka marrë në banesën e tij bizhuteri të nënës. Ai më pas i ka shitur bizhuteritë dhe paratë e përfituara, 500 mijë lekë, ia ka dorëzuar të dyshuarit Ilirjan Nezaj. Kur ka konstatuar mungesën e bizhuve, Ermelinda Meksi
ka kërkuar nga djali shpjegime, i cili i ka treguar të vërtetën dhe më pas të dy së bashku kanë kallëzuar Nezajn në polici.

Transferimi i dosjes

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vetëm pak ditë që ka nisur hetimet në lidhje me rastin e gjobëvënies ndaj djalit të ish-deputetes Ermelinda Meksi. Hetimi nisi pas mbërritjes së materialeve, që fillimisht ishin referuar në Prokurorinë e Tiranës me akuzat e kanosjes. Grupi i hetimit ka verifikuar materialet e kallëzimit dhe provat e tjera, duke vendosur kualifikimin e veprës penale në “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë”. Sipas ligjeve në fuqi, kjo vepër penale është në kompetencën e hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo ka qenë arsyeja pse dosja penale i ka kaluar kësaj Prokurorie për hetim. Ndërkohë, sipas burimeve të akuzës, mësohet se për këtë vepër penale, me kërkesë të Prokurorisë, gjykata ka caktuar masën e sigurimit ndaj të dyshuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura