Gjobat për maskat/ Rritet numri i të “pabindurve”, ja sa qytetarë u ndëshkuan sot. 12 të shoqëruar në Komisariat

Oct 23, 2020 | 15:27
SHPËRNDAJE

Rritet numri i gjobave për qytetarët që nuk mbanin maskën në 24 orët e fundit. Ndërsa një ditë më parë u vendosën 810 gjoba, sot policia njofton se janë ndëshkuar gjithsej 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbrojtëse.

“Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar 659 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe për këtë arsye, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 185 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura